Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ruçi uron Ferrand për Festën Kombëtare: Mirënjohje Francës për mbështetjen për çeljen e negociatave

13:15 / July 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
france shqiperi flamur 1 1 696x474 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me rastin e 14 korrikut, Festës Kombëtare të Republikës Franceze, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Asamblesë Kombëtare të Francës, Richard Ferrand.

“Me rastin e 14 korrikut, Festës së Republikës Franceze, ju dërgoj urimet e përzemërta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personalisht. Revolucioni francez është ngjarje madhore, jo vetëm në historinë e Francës, por për historinë botërore. Revolucioni francez i ktheu zhvillimet botërore drejt lirisë dhe të drejtave qytetare dhe e bëri Francën një vend model për të gjithë popujt dhe qytetarët që aspirojnë për liri, barazi, drejtësi shoqërore, demokraci, solidaritet dhe paqe”, shkruan Ruçi.

“Demokracia, liritë dhe të drejtat janë legacia e rëndësishme e revolucionit francez, i cili i shpalli ato të shenjta. Demokracia franceze është një libër i hapur për të gjithë popujt që aspirojnë dhe luftojnë për demokraci, liri dhe të drejta qytetare”, thekson Kreu i Kuvendit.

“Franca është një mike dhe partnere e rëndësishme e Shqipërisë në NATO, në rrugën drejt Bashkimit Europian, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Përfitoj nga ky rast që, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, të falënderoj Asamblenë Kombëtare të Francës dhe Ju personalisht për mbështetjen ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë, fillimit sa më shpejt të negociatave dhe mbajtjes së Tryezës së Parë Ndërqeveritare”, shkruan në letrën e tij të urimit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.