Deputetja Rudina Hajdari është e njohur për gabimet që bën gjatë fjalimeve të saj, si në Kuvend por edhe gjetkë. Deri më tani ajo është shpjeguar se gabimet vijnë prej faktit se ajo ka jetuar për shumë kohë në Amerikë, gjë që i ka shkaktuar probleme me shprehjen në shqip.
Mirëpo dje gafa ishte matematike. Në ditën e Rinisë, 8 dhjetor, ajo ka kujtuar veprën e të atit, liderit historik të Partisë Demokratike, Azem Hajdarit. Ajo u shpreh se në kohën kur i ati kërkonte që Shqipëria të ishte si e gjithë Europa ishte vetëm 3 vjeç, ndërsa tanio është 30, kur në të vërtetë është 33.
“Në vitin 1990 në 8 dhjetor isha 3 vjeç, sot jam 30 vjeç,”-tha Rudina. Nga viti 1990 kanë kaluar 30 vite por kjo e bën atë 33 vjeçe, pasi ka lindur në vitin 1987.
