Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, ka marrë pjesë sot në konferencën e Komisioneve të Çështjeve për Europën, ku pati mundësinë të flasë dhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Hajdari, e cila në zgjedhjet e 25 prillit do të dalë nën siglën e Nismës Thurje, i shprehu Merkelit vlerësimet për Presidencën Gjermane dhe ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë.

