Deputetja Rudina Hajdari u shpreh: Çdo ditë qytetarët më ndalojnë në rrugë dhe më thonë ec para. Edhe demokratët më janë shprehur të zhgënjyer. Edhe sot i kërkova PD që të mbështesë ndryshimet Kushtetuese. Çdo demokrat do që në parlament të vijnë njerëz që do të përfaqësojnë popullin dhe jo kreun e partisë. Çdo njëri që është i zhgënjyer nga kjo mënyrë të bashkohen dhe të mbështesin listat e hapura. Duhet patjetër që në zgjedhjet e ardhshme të miratohen listat e hapura. Ku janë ata demokratë që flisnin për shfuqizimet e ligjeve. Deputetët sot nuk e kanë fjalën e lirë, nuk kanë vizion dhe argumenta. Listat e hapura do ta fuqizojnë qytetarin shqiptar. Nuk ka njeri që ta ndalë këtë fortunë ndryshimi. Edhe njëherë unë nuk përtova sot, është e rëndësishme që të kemi konsensus për lista të hapura. Dua t’i shtrij dorën popullit opozitar se janë të braktisur. Listat e hapura për mua do jetë realiteti i ardhshëm. Është koha për ta përqafuar këtë ndryshim.
Postime te ngjashme
Add A Comment
