Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shihet me grupin parlamentar demokrat të opozitës së re në Kuvend Ai që bie në sy është edhe i vëllai i Rudinës, Kiri, dhe deputeti tjetër i PD-së Myslim Murrizi.
Në takim, kanë qenë të pranishëm edhe deputetët e opozitës së re, Alban Zeneli dhe Halit Valteri, të cilët morën mandatet pas vendimit të opozitës për t’i djegur ato.

