Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rudina Hajdari viziton Tropojën, qytetarët e ‘detyrojnë’ të…

22:06 / October 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rudina Hajdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja Rudina Hajdari ka vizituar sot Tropojën, në vendlindjen e saj. “E dua Tropojën. Jo vetëm sepse këtu i kam rrënjët dhe kujtimet e fëmijërisë, por mbi të gjitha sepse ka njerëz punëtorë e fisnikë dhe një natyrë magjepsëse”, shkruan ajo.

Theksojmë se një kandidim i mundshëm në Tropojë, do të sillte kosto për PD, pasi Hajdari do t’i merrte shumë vota. Gjithsesi, edhe pse e larguar nga PD, Hajdari u ‘detyrua’ nga një qytetar të ngrejë dy gishtat.

Postimi i Hajdarit

E dua Tropojën

Jo vetëm sepse këtu i kam rrënjët dhe kujtimet e fëmijërisë, por mbi të gjitha sepse ka njerëz punëtorë e fisnikë dhe një natyrë magjepsëse.

Takuam sot me qindra qytetarë dhe teksa jam plot mirënjohje për mbështetjen, më dhemb kur dëgjoj prej tyre pesimizimin për situatën në të cilën jetojnë i cili nuk është pa arsye.

Bizneset e vogla mezi po mbijetojnë dhe shteti jo vetëm nuk i ndihmon por u con rregullisht taksidarët militantë që duan lekë nën dorë.

Turizmi, i cili duhet të ishte prioriteti i cdo qeverie në një vend me natyrë përrallore, është goditur jo vetëm nga pandemia por edhe nga babëzia e cila ka shkatërruar Valbonën duke e futur lumin në tuba e shkatërruar ekosistemin.

Rinia po emigron dhe qyteti po plaket sepse nuk arrin dot më ti bëjë ata ta imagjinojnë jetën këtu.

Ata që e kanë shkaktuar këtë, të dyja palët, fajësojnë nga mëngjesi deri në darkë njëri tjetrin por askush nuk ofron zgjidhje.

Nuk kanë faj!

Nuk mund të ofrojë zgjidhje kurrsesi kush e ka shkaktuar problemin.

Zgjidhja vjen vetëm nëse e marrim guximin të bashkohemi përtej tyre, së pari për të ndëshkuar babëzinë e mbi të gjitha për t’ia rikthyer shtetin qytetarëve.

Kjo po ndodh ndaj edhe ka shpresë

Faleminderit Tropoja

https://www.facebook.com/rudinahajdari/photos/pcb.1428941850783629/1428941747450306

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.