Aktorja e humorit Rudina Dembacaj, ka treguar se arsyeja për të cilën zihet me bashkëshortin e saj Mark Markun, është kërkesa e tij për të sjellë në jetë një fëmijë. Kur u ndal te fëmijët e Markut, e pati të pamundur të mbante emocionet. E përlotur, Rudina tregoi se nuk është përpjekur kurrë t’u zëvendësojë nënën, por të jetë një shoqe për ta. Meritën për marrëdhënien e mirë që kanë bashkë nuk ia njeh vetes, por bashkëshortit dhe faktit që ka gjetur fëmijë të mrekullueshëm. “Kur ka dashuri, nuk ka nevojë për recetë”, u shpreh Rudina e ftuar në “Në Shtëpinë Tonë”.
Postime te ngjashme
Add A Comment
