Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rudina Xhunga rrëfen si përndiqej nga maniaku: Më dërgonte mesazhe të pështira dhe më kërcënonte

16:03 / November 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rudina Xhunga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ajo është një ndër emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare, me një karrierë të gjatë në shtypin e shkruar dhe televizion, si dhe 7 libra artistikë që mbajnë autorësinë e saj. Ka patur të ftuar në programet e saj figurat më të njohura njohura politike e jo vetëm, brenda dhe jashtë vendit, por për jetën e saj është treguar gjithmonë e rezervuar.

Megjithatë Rudina Xhunga, një zë i njohur në luftën kundër pabarazisë gjinore dhe kauzës feministe, ka rrëfyer ditën e sotme një episod të vështirë që i ka ndodhur para shumë viteve. Gazetarja e njohur ishte e pranishme në një takim të organizuar nga Prokuroria e Tiranës, në kuadër të “Ditës kundër dhunës ndaj grave”, ku dhe rrëfeu se si përndiqej nga një maniak.

“Kam një eksperiencë personale me Prokurorinë e Tiranës në 2003-2004. Më kërcënonte një njeri i çmendur, më çonte mesazhe pa fund. Mesazhe të pështira. E durova, pasi mendova se “Je person publik dhe se duhet të paguash një ”çmim” ”. E lejova të vazhdonte të shkruante dhe e padita, pasi më kërcënoi.

Por më erdhi përgjigja se ai nuk kishte shkaktuar shkaktuar asnjë vepër penale, pasi më donte. Epo kjo është dhunë ndaj gruas, ndaj njeriut. Një i çmendur më donte. Një i ri që nuk donte veten e vet, më donte mua. Dhe unë duhet ta lejoja?! Ligjet ndryshuan. Tani nuk është kaq e lehtë të duash në këtë mënyrë. Kjo është përndjekje. Tani e sqaruan se kjo është përndjekje dhe jo dashuri. Atëherë mungonte ligji. Kështu bëhen ligjet pak nga pak. Duhet të ngrihet zëri duke mos pasur turp që të dëgjojnë”, tha gazetarja.

perndiqej rudina xhunga tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.