Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rukola gjethegjerë shqiptare, kushtet e kultivimit

22:20 / September 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rukola1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në zonën e Alpeve të Shqipërisë gjendet në florën e egër një varietet i veçantë i rukolës. Kjo barishte i përket familjes Eruca sativa .Mill, dhe vilet për vite të tëra në kushte natyrore. Rukola e këtyre tokave karakterizohet nga një gjethe e gjerë të dhëmbëzuar dhe me një ngjyrë jeshile të errët.

Duke qenë se ajo vilet në natyrë, nga shfrytëzimi i tepërt po shkon në zhdukje, pra në formë të rrallë. Ama sipas të dhënave, fshatrat e kësaj zone kanë nisur ta kultivojnë.

Kushtet e kultivimit të rukolës gjethegjerë

Mbillet në ngastra tarrace të sheshta, me ekspozicion nga dielli, toka të thella e të pasura me lëndë organike, dhe me mundësi ujitjeje.

Mbjellja kryhet duar-duar, gjatë periudhës Mars-Tetor. Prodhimi vjen për tu vjelë 45 – 50 ditë pas mbirjes farës. Pas përgatitjes së mirë të tokës, mbillen farërat në brazdat e hapura me shatë.

Mbjellja e farës bëhet me dorë, në rreshta me largësi 25-30 cm dhe thellësi 1,5-2,0 cm; sasia e farës së nevojshme është 0.5 -1,0 kg /dynym. Kryhen ujitje, plehërime dhe prashitje e bimëve në mes rreshta.

Kjo bimë ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm. Preferohet për konsum të freskët në familje dhe për tregun lokal.

kultivimi rukola Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren/ Berishës i hiqet fjala për gjithë ditën, seanca pezullohet dy herë

11:08 / October 29, 2026

Malaj prezanton projektbuxhetin: 1.1 miliardë lekë shtesë për rritjen e bursave për studentët

10:10 / October 29, 2026

Projektbuxheti 2027, mbi 10 miliardë euro shpenzime, dyfishohet bonusi i pensionistëve

10:06 / October 29, 2026

Seanca plenare/ ‘Blindohet’ perimetri i Kuvendit, dhjetëra makina Policie para godinës

10:03 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.