Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rumania nis pastrimin e vendstrehimeve në rast sulmi bërthamor. Po Shqipëria?

19:16 / October 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bunker
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luftimet rreth centraleve bërthamore të Ukrainës dhe kërcënimet e Rusisë për përdorim të armëve bërthamore taktike kanë ringjallur frikën bërthamore në Evropë. Kjo është e pranishme veçanërisht në vende si Polonia dhe Rumania, të cilat kufizohen me Ukrainën dhe do të përballeshin me pasoja më të mëdha në rast të një ekspozimi ndaj rrezatimit.

Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik u dha një ndjesi sigurie qeverive, duke bërë që ato të mos u kushtonin shumë rëndësi planeve të tyre të mbrojtjes civile. Disa qendra të vjetra strehimi sot cilësohen si muze ose relike të një epoke më të hershme të frikës bërthamore që sot nuk ofrojnë mbrojtje të vërtetë.

Në Rumani, ish-miniera e madhe nëntokësore e kripës, “Salina Turda” tani një pikë turistike, është në listën e qeverisë si një nga objektet që mund të shërbejnë si qendër strehimi.

“Kjo minierë kripe është në kategorinë e hapësirave që mund të përdoren përkohësisht, që nuk janë qendra të duhura strehimi, por që mund të shërbejnë për mbrojtje. Unë përfaqësoj rajonin e Bukureshtit dhe Ilfovit dhe ne nuk kemi këtë lloj hapësire, por kemi hapësira të tjera në pjesën tjetër të vendit si stacionet nëntokësore të trenave”, thotë Lejtnant Koloneli Vasile Daniel, zëdhënës i drejtorisë së Bukureshtit për situatat emergjente.

Pas ndërprerjes së shfrytëzimit, miniera e kripës “Salina Turda” u bë një qendër strehimi kundër sulmeve ajrore për popullsinë e qytetit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Analisti rumun i Forumit të Ekspertëve në Bukuresht, Sorin Ionita nuk mendon se “popullatat në Evropën Lindore kanë frikë të madhe sepse kjo mund të jetë një përvojë shumë hipotetike” duke iu referuar një sulmi të mundshëm me armë bërthamore.

“Një sulm bërthamor, përveç faktit që nuk do të sillte një avantazh të madh ushtarak për Rusinë, për shumë arsye të tjera, nuk ka shumë të ngjarë të ndodhë. Në aspektin politik, përdorimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja të kufizuara dhe do të shkaktonte një nivel më të lartë të përshkallëzimit të luftës”, thotë analisti rumun Sorin Ionita.

Ndërsa Cristian Parvulescu, dekan i fakultetit të shkencave politike në Universitetin Kombëtar të Rumanisë thotë se sistemi i mbrojtës nga raketat dhe prania e trupave të NATO-s në vend janë faktorë të rëndësishëm për Rumaninë.

“Përveç faktit që Rumania është anëtare e NATO-s dhe më shumë trupa të NATO-s janë dislokuar në vend si masë mbrojtëse, kemi edhe mburojën Deveselu, e cila ka krijuar tensione me Rusinë. Ky sistem i mbrojtjes ajrore mund të interceptojë raketat balistike që mund të lëshohen nga territori rus. Kështu që Rumania është e mbrojtur mirë dhe mund të interceptojë shumicën e raketave balistike, por ky rrezik në të vërtetë nuk ekziston”, thotë ai.

Zëdhënësi i drejtorisë së Bukureshtit për situatat emergjente, Vasile Daniel thotë se koncepti i strehimit në raste të një sulmi bërthamor nuk është i rregulluar me ligj. Ndërsa analisti Sorin Ionita thotë se strehimi i njerëzve në minierën e kripës “Salina Turda” do të ndeshej me shumë probleme praktike sepse nuk janë bërë përgatitjet e duhura për një gjë të tillë. Sipas, tij nuk është mbajtur asnjë stërvitje për strehimin e njerëzve në këto objekte./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.