Forcat ruse nuk kanë treguar mëshirë as për shtëpinë e të moshuarëve në qytetin lindor të Kreminës, ku pas bombardimeve të tyre në të, të paktën 56 persona kanë humbur jetën. Informacionet që vijnë nga qeveria ukrainase sqarojnë se pushtuesit qëlluan në ndërtesën në rajonin e Luhansk-ut “nga një tank, qëllimisht dhe në mënyrë cinike.”
Sipas Shërimit Shtetëror të Komunikimeve Speciale, 15 persona fatmirësisht arritën t’i mbijetojnë këtij sulmi por ata “janë rrëmbyer nga pushtuesit duke u dërguar në territorin e pushtuar prej rusëve në Svatove (rajoni i Luhanskut). Gjithsesi, këto deklarata nuk ka qenë e mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur, bën me dije “Skynews”.
56 people were killed in Kreminna #Luhansk oblast – the occupiers shot from a tank home for the elderly. #Russians fired at it. Cynically and deliberately. They just adjusted the tank, put it in front of the house and started firing
— SSSCIP Ukraine (@dsszzi) March 20, 2022
[1/2] #WarCrimes #WarInUkraine #SaveUkraine
