Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia anëtare e OKB dhe e Këshillit të Sigurimit, Ukraina vë në pikëpyetjen statusin e saj

21:33 / December 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Keshilli i Sigurimit OKB
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kievi zyrtar ka nisur një iniciativë me të cilën vë në dyshim legjitimitetin e Rusisë si anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe e të gjitha organeve të OKB-së.

Sipas Ministrisë së Jashtme në Kiev, anëtarësia e Moskës në OKB ose në Këshillin e Sigurimit nuk është e rregulluar sipas së drejtës ndërkombëtare, njoftoi Ukrajinska Pravda. Sipas Kievit zyrtar Rusia e konsideron “gabimisht” veten anëtare të OKB-së që nga dhjetori i vitit 1991.

Sipas Kievit në kartën e OKB-së nuk figuron emri “Federata Ruse” dhe Rusia nuk ka kaluar nëpër procedurën e nevojshme të pranimit si anëtare e kësaj organizate, si p.sh. në rastin e Republikës Çeke dhe Sllovakisë pas shpërbërjes së Çekosllovakisë. Edhe ish-republikave përbërëse të Jugosllavisë u duhej të ribënin kërkesë për anëtarësim në OKB pas shpërbërjes së shtetit shumëkombësh.

Rusia e konsideron veten pasardhëse legjitime të Bashkimit Sovjetik, i cili ishte një prej anëtarëve themelues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në dhjetor të vitit 1991, presidenti i atëhershëm rus Boris Jelcin, thjesht informoi OKB-në se Rusia, me mbështetjen e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, do të vazhdojë të jetë anëtare e OKB-së dhe e të gjitha organeve të saj.

Këshilli i Sigurimit, organi më i fuqishëm i OKB-së, përbëhet nga 15 anëtarë. Detyra e tij është të merret me zgjidhjen e krizave globale, përmes vendosjes së sanksioneve, miratimit të aksioneve ushtarake dhe miratimit të amendamenteve të Kartës së OKB-së. Përveç Rusisë, anëtarë të përhershëm me të drejtë vetoje janë SHBA-ja, Kina, Franca dhe Britania e Madhe.

keshilli i sigurimit okb Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.