Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia dyshon se Kina do të ndryshojë qëndrimin ndaj konfliktit në Ukrainë

16:25 / April 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kremlini thotë se ka ndjekur “bisedimet e rëndësishme” ndërmjet presidentit kinez Xi Jinping, presidentit francez Emmanuel Macron dhe shefes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por dyshon se Kina, nën presionin e jashtëm, do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj konfliktit në Ukrainë.

Më herët, Kina ka propozuar një “plan të paqes”, por Ukraina dhe disa liderë perëndimorë mbeten skeptikë për marrëdhëniet e ngushta të Xi me presidentin rus Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve të premten se Kremlini ka “përcjellë” bisedimet midis BE-së dhe Kinës, por theksoi se Rusia ka “marrëdhëniet e veta të vlefshme” me Pekinin.

“Kina është një fuqi shumë serioze, shumë e madhe me pozicionin e saj sovran. Ky nuk është ai lloj i vendit që ndryshon shpejt pozicionet e tij nën ndikimin e jashtëm”, tha Peskov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a është Rusia e shqetësuar se Evropa mund ta bindë Xi-n lidhur me Ukrainën.

Sipas presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas bisedës, Xi shprehu gatishmërinë e tij për të folur drejtpërdrejt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa Macron tha se i bëri thirrje Pekinit që “ta bëjë Rusinë të kuptojë”.

Pushtimi rus i Ukrainës është në fokusin e vizitës së Macron në Kinë. Kjo është vizita e parë e tij në Kinë, që nga viti 2019. Presidentja e Komisionit Evropian, e cili bashkë me presidentin francez Macron gjenden për vizitë në Pekin, mirëpriti gatishmërinë e presidentit kinez Xi Jinping për të biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky./ Rel

kine Rusia Ukrainë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.