Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Rusia kryen sulme të reja me dronë në Ukrainë

13:08 / January 1, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skynews ukraine russia war invasion 5926601 770x433 1 e1665422933689
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sirenat që paralajmërojnë sulme ajrore u dëgjuan në Vitin e Ri në Kiev, teksa Rusia nisi sulme të reja me dronë dhe raketa ndaj kryeqytetit ukrainas dhe qyteteve të tjera.

Sirenat u dëgjuan për më shumë se katër orë në Kiev, teksa qyteti u sulmua në orët e vona të 31 dhjetorit dhe në orët e para të 1 janarit.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kanë shkatërruar 45 dronë kamikazë, të prodhimit iranianë që u përdorën në sulme, përfshirë edhe 32 dronë që sulmuan pas mesnatës. Rusia po ashtu raportohet se ka kryer 20 sulme me raketa në disa pjesë të Ukrainës, por ushtria ukrianase tha se shumica e raketave janë shkatërruar.

Sulmet vijnë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë adresimit të tij për Vitin e Ri, sinjalizoi se Kremlini do të vazhdojë luftën e tij të paprovokuar, që fillimisht ishte menduar se do të ishte një operacion afatshkurtër ushtarak, por që tani ka hyrë në muajin e njëmbëdhjetë. Duke folur nga një bazë ushtarake ruse, Putin pretendoi se “e drejta morale dhe historike” është në anën e Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkroi në rrjetet sociale pasi sulmet nisën më 31 dhjetor. Ai kritikoi Putinin për vazhdimin e sulmeve ndaj Ukrainës gjatë sezonit të festave, duke shtuar se historia nuk do ta trajtojë me mirësi presidentin rus.

“Ka disa valë të sulmeve me raketa në natën e Vitit të Ri. Raketa që po shënjestrojnë njerëzit… Askush nuk botë nuk do të ta falë këtë. Ukraina nuk do të harrojë”, tha ai.

Gjatë adresimit të tij për Vitin e Ri, Zelensky i tha popullit ukrainas se “dua të uroj për të gjithë ne vetëm një gjë: fitore”.

Përmes një postimi në Telegram, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se një person është vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur, përfshirë një gazetar japonez, gjatë sulmeve më 31 dhjetor në kryeqytetin ukrainas.

Ai shtoi se 30 për qind e banorëve të Kievit janë pa rrymë.

Oleksandr Pavlyuk, zëvendëskomandant i forcave tokësore të Ukrainës, shkroi në Telegram se zonat civile në tri qarqe të Kievit janë dëmtuar, përfshirë një shtëpi private dhe një hotel.

“Për pushtuesit nuk ka ligj apo zakon të luftës”, shkroi ai. “Ata mendojnë se do të na mposhtin: nëse jo në fushëbetejë, atëherë përmes shkatërrimit të qyteteve tona”.

“Por, ata janë të destinuar që të dështojnë”, tha ai. “Sepse ne nuk do të ndalojmë së luftuar derisa të rimarrim çdo centimetër të tokës sonë”, shtoi Pavlyuk.

Sulmet e reja vijnë disa ditë pasi Rusia nisi atë që e përshkroi si një prej sulmeve më të mëdha ajrore ndaj Ukrainës që kur nisi lufta më 24 shkurt 2022./rel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.