Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rusia mesazh Perëndimit: Embargoja e naftës ruse do të ketë pasoja katastrofike në tregun global

21:01 / March 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nafte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia paralajmëron se në rast se Perëndimi ndalon importin e naftës së saj, do të mbyllë tubacionin kryesor të gazit. Një zyrtar i lartë rus paralajmëroi se në një skenar të tillë, çmimi i naftës mund të dyfishohet në rreth 300 dollarë për fuçi.

Në një deklaratë në televizionin shtetëror të hënën, zëvendëskryeministri rus Alexander Novak tha se ishte “absolutisht e qartë se një refuzim i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global”.

“Rritja e çmimeve do të ishte e paparashikueshme,” tha ai. “Do të ishte 300 dollarë për fuçi nëse jo më shumë.”

Paralajmërimi erdhi ndërsa Shtetet e Bashkuara – duke kërkuar të rrisin presionin ndaj Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë – thanë se Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë po konsideronin ndalimin e importeve të naftës ruse.

Pasditen e së martës, presidenti amerikan njoftoi se ka vendosur të ndalojë importin e gazit dhe naftës ruse:

“Ne e kemi marrë këtë vendim në konsultim të ngushtë me partnerët tanë në mbarë botën, veçanërisht në Europë. Ne po lëvizim përpara duke kuptuar se shumë nga aleatët tanë europianë nuk i kanë kushtet që të na bashkohen ne.

SHBA prodhon më shumë produkte të naftës se të gjitha vendet europiane të marra së bashku. Por ne po punojmë me aleatët për të ndërtuar një strategji të gjatë për të reduktuar varësinë energjetike nga Rusia”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.