Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia në vështirësi nga sanksionet, nxjerr në shitje rezervat e arit me vlerë…

16:33 / March 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ari dukat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia po kalon një periudhë të vështirë ekonomike si pasojë e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi dhe për rrjedhojë, po mendon të nxjerrë në shitje rezervat e saj të arit të cilat kapin një vlerë prej 140 miliardë dollarësh. Thuhet se për shkak të gjendjes aspak pozitive të kohëve të fundit, kjo rezervë ari në Rusi mund të shitet me çmime të arsyeshme.

Kujtojmë se shteto rus ka furnizimin e pestë më të madh të arit në botë, me më shumë se 2,300 ton ar të ruajtur në kasafortat e Bankës së Rusisë në Moskë dhe Shën Petersburg.

Presidenti Vladimir Putin ndërtoi furnizimin me arin e Rusisë pas pushtimit të Krimesë në vitin 2014 me qëllimin për të mbrojtur Moskën nga sanksionet globale.

Tregtarët dhe bankat globale, të cilat zakonisht mund të blejnë shufrat e Rusisë në këmbim të monedhës, tani kanë frikë nga marketingu i keq, apo ndëshkimet direkte që mund t’i bëhen nga perëndimi.

Kjo do të thotë ndërprerje e një prej rrugëve më të vlefshme të Rusisë drejt sigurisë së ekonomisë – dhe duket se po funksionon.

Rusia në vend të kësaj mund të detyrohet të shesë një pjesë të rezervave, me vlerë më shumë se 100 miliardë £, bankave qendrore në Indi dhe Kinë.
Këto marrëveshje do të vijnë me një çmim më të ulët, parashikojnë analistët e mallrave CPM Group.

Dhe goditja për Rusinë mund të jetë edhe më e madhe nëse politikanët perëndimorë zgjerojnë të ashtuquajturat ‘sanksione dytësore’ për të ndëshkuar ata që blejnë ose shesin arin rus kudo – duke përfshirë tregun kryesor të Kinës.

Rusët po blejnë arin si një alternativë e besueshme ndaj rublave, duke lejuar që vlerat e brendshme të mbeten të qëndrueshme.

Megjithatë, jashtë vendit, rezervat dikur të besueshme të arit të Rusisë mbeten në të ftohtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-Iran pranë marrëveshjes?/ Teherani konfirmon: Draft me 7 pikë, do hapim Hormuzin

12:50 / September 25, 2026

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Vodhi 69 milionë lekë/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj: nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

11:01 / September 25, 2026

Moti i keq/ Stuhi shiu me shkarkesa elektrike dhe erë në Fier

10:25 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.