Rusia është e gatshme që të sjellë në Shqipëri vaksinën e saj. Pas shkrimit të Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, i cili shprehej se Balkani Perëndimor u la sërish vetëm nga BE për vaksinimin, Ambasada Ruse i është drejtuar atij me një ofertë publike duke shprehur gatishmërinë për të sjellë vaksinën “Sputnik-V”.
“I nderuar z. Endri Fuga,
Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autoruzuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera”, shkruan ambasada ruse në Tiranë.
Lexo edhe: Nis vaksinimi në BE, Fuga: Lajm i shkëlqyer, por Ballkani Perëndimor u la sërish vetëm!

