Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rusia pranon: Sanksionet po na rrënojnë

13:43 / March 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2022 02 18T155426Z 500744764 RC2FMS9PZDHQ RTRMADP 3 UKRAINE CRISIS PUTIN LUKASHENKO
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kremlini ka pranuar të mërkurën se ekonomia ruse po shkatërrohet dhe se rubla po e humbet gjithnjë e më shumë vlerën e saj. CNN njofton se izolimi në rritje i vendit grumbullon presione të vazhdueshme mbi sistemin e tij të lëkundur financiar.

Apple (AAPL), ExxonMobil (XOM), Ford (F), Boeing (BA) dhe Airbus (EADSF) i janë bashkuar së fundmi listës së kompanive që kanë mbyllur ose pezulluar aktivitetin e tyre në Rusi. Këto vendime janë marrë në formë sanksioni si një përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.

Rubla u dobësua sërish. “Ekonomia e Rusisë po përjeton goditje serioze”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një telefonatë me gazetarët e huaj.

Ndërsa sekretari i presidencës ruse, Dimitry Peskov, i është përgjigjur një pyetjeje në lidhje me një deklaratë të presidentit amerikan Joe Biden i cili tha se ekonomia ruse po goditet rëndë.

“Por ka një kufi sigurie, ka potencial, ka disa plane, po punohet,”, tha Peskov.

Sberbank (SBRCY), huadhënësi më i madh i Rusisë, tha të mërkurën se do të largohej nga Europa, me përjashtim të Zvicrës, pasi rregullatorët bankarë në Austri detyruan mbylljen e degës së saj të BE-së me bazë në Vjenë. Banka Qendrore Evropiane ka paralajmëruar në fillim të kësaj jave se Sberbank Europe ka të ngjarë të dështojë pasi depozituesit nxituan t’i tërhiqnin paratë e tyre pas vendosjes së sanksioneve perëndimore ndaj huadhënësit dhe pjesës më të madhe të sistemit financiar të Rusisë.

Sberbank tha se filialet e saj janë përballur me “një rrjedhje të jashtëzakonshme fondesh dhe një sërë shqetësimesh sigurie në lidhje me punonjësit dhe zyrat e saj”, thanë në një deklaratë.

Sanksionet bankare janë pjesë e një pakete më të gjerë masash që Perëndimi i ka marrë, në shkallë të paprecedentë kundër një ekonomie me rëndësi të Rusisë.

Franca vlerëson se 1 trilion dollarë asete ruse janë ngrirë, duke përfshirë rreth gjysmën e rezervave të luftës të qeverisë ruse.

Moska është përgjigjur me një sërë masash emergjente që synojnë parandalimin e krizës financiare, ndalimin e rrjedhës së parave jashtë vendit dhe ruajtjen e rezervave të saj valutore.

Tregu rus i aksioneve u mbyll të hënën dhe nuk është rihapur që atëherë. Banka qendrore tha se do të qëndrojë e mbyllur të mërkurën. Qeveria ka urdhëruar eksportuesit të shkëmbejnë 80% të të ardhurave të tyre në valutë të huaj për rubla dhe i ka ndaluar rezidentët rusë të bëjnë transfere bankare jashtë vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr i fuqishëm në hyrje të Ksamilit, flakët përfshijnë një zonë kodrinore pranë një resorti

08:41 / July 27, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, më 27 korrik, në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00

08:26 / July 27, 2026

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.