Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Rusia shpërthen satelitin spiun dhe vë në rrezik ekuipazhin, SHBA e akuzon për papërgjegjshmëri

23:57 / November 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sateliti rusia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SHBA ka akuzuar Rusinë për papërgjegjshmëri dhe vendosje në rrezik të jetës së stafit dhe të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar përmes testimit të një rakete, ku Moska shpërtheu një nga satelitët e vet.

Testi, sipas SHBA, hodhi në erë një nga satelitët e Rusisë duke krijuar mbeturina që detyruan ekuipazhin e ISS të strehohej në kapsula. Stacioni aktualisht ka shtatë anëtarë të ekuipazhit në bord – katër amerikanë, një gjerman dhe dy rusë.

Stacioni hapësinor orbiton në një lartësi prej rreth 420 km.

“Federata Ruse kreu në mënyrë të pamatur një provë shkatërruese përmes një rakete të drejtpërdrejtë anti-satelitore kundër një prej satelitëve të saj”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price në një konferencë.

“Testi deri më tani ka gjeneruar mbi 1,500 pjesë të mbetje orbitale të gjurmueshme dhe qindra mijëra copa mbeturinash orbitale më të vogla që tani kërcënojnë interesat e të gjitha kombeve”, vijoi ai.

Agjencia ruse e hapësirës Roscosmos e minimizoi incidentin.

“Orbita e objektit, i cili detyroi ekuipazhin sot të lëvizte në anijen kozmike sipas procedurave standarde të sigurisë, është larguar nga orbita e ISS. Stacioni është në zonën e gjelbër”, shkroi agjencia në Tëitter.

Rusia nuk njoftoi zyrtarisht se cilin satelit të sajin goditi, por mendohet se shënjestër ka qenë Kosmos-1408, një satelit spiun i lëshuar në vitin 1982, që peshonte mbi një ton dhe kishte pushuar së punuari për shumë vite më parë.

SHBA thotë se Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar kërcënohet ende.

“Ky test do të rrisë ndjeshëm rrezikun për astronautët dhe kozmonautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, si dhe për aktivitetet e tjera njerëzore të fluturimeve hapësinore”, tha zyrtari i SHBA, Ned Price.

“Sjellja e rrezikshme dhe e papërgjegjshme e Rusisë rrezikon qëndrueshmërinë afatgjatë të hapësirës së jashtme dhe tregon qartë se pretendimet e Rusisë për kundërshtimin e armatimit të hapësirës janë të pasinqerta dhe hipokrite.

“SHBA do të punojë me partnerët dhe aleatët tanë për t’iu përgjigjur aktit të tyre të papërgjegjshëm.”

Rusia satelitin shperthen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.