Ministria e Jashtme e Rusisë i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s që të ndalojnë furnizimin me armë në Ukrainë.
Sipas “Skynews” Moska është veçanërisht e shqetësuar se raketat anti-ajrore Stinger mund të përfundonin në duart e terroristëve dhe të përbënin një kërcënim për linjat ajrore. Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky u ka kërkuar ndihmë vendeve të Perëndimit që të shtojnë sanksionet ndaj Rusisë.
Që prej fillimit të pushtimit rus, liderët botërorë i kanë dalë kundër presidentit rus Vladimir Putin, duke i kërkuar që të tërhiqet nga lufta, si dhe e kanë goditur me sanksione të ashpra. Ukraina është në ditën e 10-të të luftës, ndërkohë autoritetet thanë sot se Rusia nuk po respekton armëpushimin në qytete, masë që u vendos në raundin e dytë të bisedimeve mes dy delegacioneve.
