Kolegji Zgjedhor këtë të hënë dha vendimin për rrëzimin e kërkesës së Partisë së Unitetit Kombëtar për t’u çregjistruar nga zgjedhjet, por diçka në fund të vendimit sikur nuk shkonte.
Teksa kreu i trupës gjykuese lexoi vendimin e prerë, i cili pritet të zbardhet sipas ligjit, në fund lexon: “26.6.2019”. Por sa është data sot? Ndoshta nga nxitimi, ose ashtu ia kanë shkruar dhe gjyqtari e ka lexuar, por sot është e hënë 24 qershor 2019.
