Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Sa është pasuria e këngëtares së famshme Bebe Rexha?

13:22 / August 2, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1722591320ximg 6117 926 640x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas Celebrity Net Worth, këngëtarja me famë ndërkombëtare është vlerësuar se ka një pasuri neto në shumë prej rreth tetë milionë dollarësh (7.4 milionë euro) në vitin 2024.

Bukuroshja bjonde, 34 vjeçe, filloi karrierën e saj solo në vitin 2013 kur nënshkroi kontratë me Warner Bros.

Para se të bëhej edhe vetë interpretuese, Rexha shkroi këngën “GloWing” të Selena Gomez dhe “The Monster” të Eminem dhe Rihanna, ky i fundit u shfaq në albumin e katërt të reperit, The Marshall Mathers LP 2. Ylli gjithashtu shkroi dhe këngë për emra të mëdhenj si Pitbull, David Guetta, Bella Thorne, Iggy Azalea dhe Nick Jonas.

Sa i përket karrierës së saj muzikore, Rexha publikoi këngën e saj të parë, “I Can’t Stop Drinking About You”, më 21 mars 2014. Kënga arriti në vendin e 22-të në top lista, gjë që e bëri atë të bënte EP-në e saj debutuese, I Don ‘T Wanna Groë Up, në 2015.

Në vitin 2017, ajo publikoi një dokumentar për ngritjen e saj në yll, Bebe Rexha: The Ride, i cili u shfaq premierë në MTV.

Në vitin 2018, Rexha debutoi albumin e saj të parë, Expectations, dhe u nominua për si “Artistja Më e Mire e Re” në Çmimin e 61-të të Grammy.

Rexha më pas bashkëpunoi me disa emra të famshëm për këngë si “No Broken Hearts” me Nicki Minaj , “Back to You” me anëtarin e One Direction Louis Tomlinson dhe “The Way I Are (Dance With Somebody)” me Lil Wayne .

Një nga hitet më të mëdha të Rexhës, “Me, Myself & I”, i cili përfshinte G-Eazy, arriti kulmin në numrin 7 në Billboard Hot 100 dhe # 1 në tabelën e këngëve pop amerikane.

Pavarësisht suksesit gjatë bashkëpunimit me reperin dhe producentin, në qershor, ajo tregoi se nuk kishte më raporte të mira me 35-vjeçarin.

“G Eazy, ti e ke numrin tim”, shkroi Rexha së bashku me një pamje të një bisede grupi, ku e pyetnin për mundësinë e një bashkëpunimi të ri me G-Eazy.

“Pse nuk më dërgon një mesazh dhe të më pyesësh vetë, ti mendjemadh i pashpirt. Je me fat që njerëzit po të pëlqejnë përsëri. Sepse mund të flas për të gjitha gjërat e këqija që ke bërë dhe si më ke trajtuar pasi të dhashë hitin tënd të vetëm të vërtetë”, vazhdoi ajo.

Gjithashtu, këngëtarja publikoi një fotografi të saj me Halseyn, e cila kishte një romancë me G-Eazy, me mbishkrimin: “Bebe Rexha dhe Halsey duke folur për mënyrën se si e mbajtën karrierën e G-Eazy”.

Mosmarrëveshja mes tyre mund të ketë filluar nga performanca e G-Eazy-së me këngën e tyre “Me, Myself & I” me Britney Spears në MTV Video Music Aëards në vitin 2016.

Bebe Rexha pasuria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stine flet ‘pa doreza’: “Nuk e di nëse do marr më pjesë në festivale!”

22:58 / July 16, 2025

Paqe mes Wanda Narës dhe Icardit, çfarë marrëveshje arriti modelja me ish-kapitenin e Interit

22:34 / July 16, 2025

Arbana Osmani flet për ndërhyrjet estetike

17:36 / July 16, 2025

Modelet takime speciale në burgje me të fortët

14:08 / July 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.