Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Sa është rritur pensioni mesatar në 2022? – Në qytet i pleqërisë vetëm me 91 lekë, i invaliditetit 875 lekë më shumë

15:10 / April 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pension 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Indeksimi  me 9.5 % i kryer nga qeveria në vitin 2022 si pjesë e paketës së rezistencës sociale solli dhe ndryshimin në nivelin e pensionit mestar në vend. Për kategori të ndryshme ky indeksim u përkthye në vlera të ndryshme. Nga të dhënat e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2022 për pensionet mesatare urbane rezulton se ky indeksim u përkthye në 91 lekë më shumë për pensionin e pleqërisë duke arritur vlerën 17 mijë e 350 lekë.

Kjo është dhe kategoria e cila përfitoi më pak në qytet. Ndërkohë me 875 lekë më shumë u rrit pensioni i invaliditetit (15 mijë e 939 lekë) dhe 658 lekë më shumë për atë familjar I cili në 2022 arriti vlerën 8 mijë e 118 lekëve.

Nga ana tjetër në zonat rurale ky indeksim përfshiu një rritje të pensionit mesatar të pleqërisë me 693 lekë më shumë duke arritur vlerën e 10 mijë e 349 lekëve. Pensioni i Invaliditetit në fshat u rrit me 85 lekë (8 mijë e 280 lekëve) i cili krahasuar edhe me qytetin pësoi rritjen më të ulët.

Indeksimi i pensioneve u krye në dy faza në 2022 si një masë për përballimin e krizës, ku për herë të fundit indeksimi nga qeveria u rregjistrua në muajin shtator me 6%. Numri i pensionistëve në zonat urbane regjistroi një rritje në 2022 me 19 mijë e 386 persona më shumë ndërsa në zonat rurale një ulje me 6 mijë e 276 persona. Aktualisht 585 mijë e 809 pensionistë jetojnë në qytet dhe 101 mijë e 114 në fshat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.