Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se 35 fëmijë janë prekur nga koronavirusi dhe pesë gra shtatzëna.
Sipas të dhënave zyrtare 22 fëmijë janë të shëruar dhe nga gratë shtatzënë katër. Aktualisht është e infektuar vajza shtatzënë nga Fieri, rasti i të cilës u konfirmua një ditë më pas nga autoritetet.
Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë bën thirrje të mos lëvizet nga një qytet në tjetrin, si shkak për disa raste të reja të shënuara.
