Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Sa ka ndikuar pandemia në remitancat e emigrantëve

09:14 / January 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
remitanca euro 780x439 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pandemia i ka ulur ndjeshëm të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga ky zë në Bilancin e Pagesave për 9-mujorin 2020 kishin vlerën e 155 milionë eurove, në rënie me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është njëkohësisht niveli më i ulët i pesë viteve të fundit.

Metodika e Bilancit të Pagesave klasifikon si të ardhura nga puna kompensimin e punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.

Në këtë kategori punonjësish përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë, të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës. Duket se kriza ekonomike e ka ulur kërkesën për punë jashtë vendit, ndërkohë masat kufizuese kundër përhapjes së Covid-19 e kanë vështirësuar lëvizjen ndërkufitare për qëllime të punësimit sezonal. Rënia më e fortë e të ardhurave nga puna ndodhi pikërisht në tremujorin e dytë të vitit, ku shumica e ekonomive europiane ishin nën efektin e masave kufizuese.

Të ardhurat nga puna kanë qenë një burim të ardhurash në rritje të vazhdueshme deri vitin e kaluar. Veç punësimit klasik sezonal, kjo mund të lidhet me zgjerimin e punësimit në distancë, kryesisht në formën e kontraktimit të shërbimeve outsourcing. Në këtë mënyrë, të ardhurat nga puna janë bërë një zë i rëndësishëm plotësues i remitancave në ngushtimin e deficitit të llogarisë korrente të vendit. Për 9-mujorin e vitit të kaluar, të ardhurat nga puna përbënin rreth 42% të remitancave, ndërsa këtë vit pesha e tyre në raport me remitancat ka rënë në rreth 33%.

Siç parashikohej, kriza e lidhur me pandeminë e ka përkeqësuar pozicionin e jashtë të ekonomisë shqiptare këtë vit. Deficiti i llogarisë korrente për 9 muaj arriti në 806 milionë euro, në rritje me 8.5% krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar. Deficiti në mallra, që është edhe faktori me ndikimin kryesor në këtë deficit, është ulur me 8.6%, kryesisht për shkak të rënies së importeve. Por, deficiti i llogarisë korrent është rritur për shkak të rënies së të ardhurave nga shërbimet, por edhe të të ardhurave parësore, ku përfshihen të ardhurat nga puna./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.