Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Sa minoritarë grekë banojnë aktualisht në Shqipëri?

14:06 / September 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zaloshnja 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Qysh kur ka filluar regjistrimi i popullsisë në shtetin e pavarur shqiptar, numri i banorëve të minoritetit grek ka qenë gjithnjë një çështje e nxehtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo e fundit, para çdo regjistrimi popullsie (Censusi) këtu, ka bërë thirrje dhe fushatë për inkurajimin e banorëve të shprehin përkatësinë etnike greke, dhe më pas, ka bërë kontestime për shifrat zyrtare të publikuara nga shteti shqiptar.

Edhe regjistrimi aktual i popullsisë (Censusi) nuk përbën përjashtim, sidomos tani që po përkon me “pataten e nxehtë” Beleri. Meqë vetëdeklarimi i etnisë ka karakter identitar dhe jo material (si fjala vjen, metrat katrorë të banesës), ekziston mundësia e vetëdeklarimit të rremë të etnisë nga disa shqiptarë që kanë përfituar pensione apo karta identiteti nga shteti grek. Nga ana tjetër, ekziston mundësia që Greqia të pretendojë se INSTAT-i e ka ulur artificialisht përqindjen e minoritarëve grekë me banim në Shqipëri, në qoftë se kjo del e ulët.

Rezultatet e Censusit që po zhvillohet do të publikohen në qershor 2024. Deri atëherë, unë po publikoj këtu një ekstrapolim të përafërt të përbërjes etnike të banorëve të rritur të Shqipërisë (18-vjeç e sipër), bazuar në një vrojtim rigoroz statistikor të zhvilluar vjet në shtator. Vrojtimi u krye në të 61 bashkitë e vendit, me një kampion prej 1124 banorësh të rritur, që përfaqësonin popullsinë banuese shqiptare gjeografikisht dhe demografikisht. Vrojtimi u financua nga fondacioni amerikan National Endowment for Democracy (NED) në kuadër të Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor 2022 (https://csdgalbania.org/sq/institucioneve-te-sigurise-drejtesise-ceshtjeve-te-korrupsionit/ )

Meqënëse të anketuarit në vrojtimin e mësipërm janë përgjigjur anonimisht dhe nuk kanë patur ndonjë stimul të bëjnë vetëdeklarim të rremë gjatë anketimit, rezultatet e vjetshme mund të jenë një pikë e përafërt referimi për përbërjen etnike të banorëve të rritur të Shqipërisë.

mos kopjo se na cmendet

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse duan të rrëzojnë Edi Ramën para çdo zgjedhjeje?

20:10 / November 4, 2026

Studentët? Abuzimi me pronarët e protestës!

19:39 / November 2, 2026

Trajektoret e votave të PS-së dhe të PD-së

15:57 / November 1, 2026

Revolucioni pa popull

18:03 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.