Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sa ndryshojnë pagat mes punonjësve me arsim të lartë dhe ata me fillore

14:50 / March 1, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arsimi i lartë është një investim i mirë. Të ardhurat nga puna pas studimeve janë shumë më të larta se ato të personave me nivel më të ulët arsimor.

Një anketë e posaçme e INSTAT ka gjetur se, të ardhurat nga puna të punonjësve me arsim të lartë ishin 110% më të larta se të personave me arsim 8-9-vjeçar në vitin 2018. Gjithashtu të ardhurat mujore ishin 76% më të larta se ato të një personi me arsim të mesëm.

Sipas sektorëve, diferencat janë edhe më të larta. Në sektorin financiar, paga e një personi me arsim të lartë është 211% më e lartë se, paga mesatare e punonjësve me nivele të ulëta të arsimit. Gjithashtu në sektorin e pasurive të paluajtshme, pagat në nivelin e lartë të arsimit janë 171% më të larta se ato të arsimit të ulët.
Anketa tregon se diferenca ndërmjet niveleve arsimore është e lartë edhe për industrinë nxjerrëse me 194%, në sektorët e TIK me 133%, industrinë e përpunimit, me 119%.

Vetëm në bizneset e artit, argëtimit dhe çlodhjes punonjësit me arsim 8-9-vjeçar kanë të ardhura 6% më të larta se ata me arsim të lartë. Diferencat janë më të ngushta në sektorët e shëndetësisë dhe shërbimeve administrative, ku punonjësit me arsim të lartë marrin përkatësisht 36 dhe 53% më shumë e ata me edukim të ulët. Në sektorin e arsimit, diferenca është 89%.

Në sektorin e hoteleve dhe restoranteve, punonjësit me arsim të lartë marrin vetëm 51% më shumë se ata me arsim të mesëm. Por, ndryshe nga shumë vende të botës së zhvilluar, ku jetojmë, papunësia në Shqipëri është tipar i njerëzve të shkolluar. Sipas një studimi të thelluar të INSTAT, mbi tregun e punës në vitin 2019, shihet se pjesa më e madhe e të papunëve janë me arsim të mesëm dhe të lartë, teksa fenomeni është më pak i përhapur te personat me arsim të ulët.

Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor në vitin 2019, vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë te personat me arsim të mesëm (14,4%) ndjekur nga ata me arsim të lartë (12,3%). Gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin e mëparshëm, pati një rënie të shkallës së papunësisë te personat me arsim 8-9-vjeçar me 1,2 pikë përqindje dhe për personat me arsim të lartë me 1,7 pikë përqindje. Ndërsa te personat me arsim të mesëm, pati një rritje të shkallës së papunësisë me 0,1 pikë përqindje.

Ndërsa në mesin e atyre që punojnë, pjesa më e madhe, më shumë se gjyma janë me arsim 8-9-vjeçar. Sipas indikatorit e zhvillimit botëror, të azhurnuar nga Banka Botërore, rezulton se Shqipëria ka rreth 50% të forcës së punës me arsim 8-vjeçar më 2017. Në vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, forca e punës dominohet nga niveli i mesëm dhe i lartë i arsimit./Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.