Rreth 26% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan të vaksinohen. Ndërkohë, rreth 22% të tjerë, ende nuk kanë bërë ndonjë dozë vaksine, por duan të vaksinohen së afërmi. Duke ditur se Shqiperia ka rreth 2.1 milion banorë të rritur, i bie që rreth 545 mijë nuk duan të vaksinohen fare dhe rreth 460 mijë të pavaksinuar duan të vaksinohen së afërmi.

Ky është rezultati paraprak i një studimi të gjerë ballkanik mbi sigurinë kombëtare dhe atë personale, i cili do publikohet i plotë së afërmi. Në kuadër të këtij studimi, zhvillova një vrojtim statistikor rigoroz me 1100 intervista të drejtpërdrejta në çdo cep të Shqipërisë, me një kampion të peshuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Pyetjet e adresuara këtu janë vetëm një pjesë e vogël e pyetjeve të shumëllojta të bëra në intervistat e gjata të drejtpërdrejta.

Më shumë se gjysma e atyre që s’duan të vaksinohen nuk pranojnë asnjë lloj vaksine, ndërsa çereku i atyre që s’duan të vaksinohen mendojnë se nuk u nevojitet, ngaqë e kanë kaluar Covid-19. Pfizer është vaksina më e dëshiruar/përdorur ndër llojet e vaksinave, e ndjekur nga Sinovac dhe AstraZeneca.

Rreth 53% e banorëve të rritur mendojnë se Qeveria/Ministria e Shëndetsisë e ka menazhuar mirë ose shumë mirë situatën e pandemisë Covid-19, ndërsa 33% të tjerë mendojnë se e ka menazhaur jo mirë, por pranueshëm. Vetëm 14% mendojnë se e ka menazhuar keq ose shumë keq.Nga Eduard Zaloshnja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here