Shqipëria renditet ndër vendet që kanë numrin më të lartë të farmacistëve në raport me popullsinë.
Në vendet e Bashkimit Europian ka rreth 84 farmacistë për çdo 100 mijë banorë, sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat.
Në Shqipëri numërohen mesatarisht 86 farmacistë për 100 mijë banorë, 2 më shumë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, sipas të dhënave për numrin e farmacistëve nga urdhri i Farmacistëve dhe INSTAT për popullsinë. Sipas të dhënave nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka rreth 2458 farmacistë që kanë përmbushur ciklin e parë të ricertifikimit. Ndërsa për sa i përket ndihmësfarmacistëve sipas të dhënave në faqen zyrtare janë 133