Mjaft risi për familjen e Apple do të prezantohen në konferencën e zhvilluesve të Apple që mbahet deri më 7 qershor. Tim Cook, kreu i Apple ka hapur konferencën ku ka folur mbi këto të reja të kompanisë.
Një mes tyre është “dark mode” në iPhone që do të vije me sistemin operativ iOS13.
Mënyra “dark mode” që tashmë ka mbërritur tek Samsung do të vijë dhe tek iPhone për të lehtësuar lodhjen e syve por dhe për të konsumuar më pak bateri. Ka qenë Craig Federighi, shefi i seksionit të software të Kupertinos. Kjo mënyrë do të vijë me sistemin e ri për iPhone dhe iPad në vjeshtë.
Aplikacione të ndryshme që nga Mesazhet, Fotot dhe Hartat do të bëhen me ngjyrë të zezë. Me sistemin e ri operativ veç të jterash edhe zhbllokimi me njohjen e fytyrës do të jetë 30% më i shpejtë, si dhe shkarkimi dhe hapja e aplikacioneve. Mes përditësimeve të reja asistenti Siri do t’u bëjë të ditur dhe mesazhet që vijnë në telefon.
Apple do të ndryshojë edhe aplikacionin Maps, rivalen e Google Maps. Mes të rejave është “Look Around”, një funksion i ngjashëm me Google Street View.
Për më tepër në iPhone do të vijnë dhe Memoji të reja, emoji të animuara që mund të krijohen për të lëvizur e folur me ngjashmëri me ne. Memoji të reja do të jenë në modë, do të kenë buzëkqur, piercing dhe aksesorë që nga flokët te vëthët etj. Për më tepër do të bëhen edhe sticker, ngjitës që futen në tastierë dhe mund të përdoren dhe në aplikacione të tjera.
