Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sa taksa paguajnë të dypunësuarit? 57 mijë individë u tatuan më shumë për të ardhurat nga puna

08:37 / April 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 2e79264f09ea4237879f5a4ba8811819
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të punësuarit në vend kanë paguar më shumë tatim mbi të ardhurat personale përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, e cila dorëzohet çdo vit brenda datës 30 Prill. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përgjatë vitit 2022 nga ky zë janë arkuar 9.2 milionë euro, me një rritje prej 4.3 për qind krahasuar me një vit më parë.

DIVA është e detyrueshme për individët rezidentë dhe jo rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët realizojnë të ardhura, nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën 2 milionë lekë e më tepër.

Po ashtu, nga viti 2020, plotësimi i DIVA-s u bë i detyrueshëm edhe për individët rezidentë apo jo rezidentë, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës. Apo e thënë ndryshe që janë të punësuar në dy apo më shumë vende pune, pavarësisht se totali i të ardhurave të tyre gjatë këtij viti kalendarik është nën 2 milionë lekë. Kjo është edhe arsyeja pse ka një rritje progresive të të ardhurave nga ky zë nga viti në vit, pasi të dypunësuarit janë të deytuar të paguajnë më shumë tatim mbi të ardhurat personale.

Sipas të dhënave zyrtare nga Administrata Tatimore detyrimin për të plotësuar DIVA për vitin 2022 e kanë pasur në total 74,029 individë, nga të cilët 16,732 individë me të ardhura mbi 2 milion lekë dhe 57,297 individë të dypunësuar.

Sipas tatimeve, nuk janë deklarues të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) kategoria “i vetëpunësuar” dhe i punësuar në një subjekt person fizik apo juridik në të cilin përfiton të ardhura nga pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet e punës.(Elisabeta Dosku)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret në takim ambasadoren e BE-së/ Sofia Moreira de Sousa i dorëzon progresraportin për Shqipërinë

12:04 / November 5, 2026

‘Plumbi i artë’, SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehur

12:00 / November 5, 2026

Shpërthimi tragjik në Elbasan, drejtori i zjarrfikëses: dy viktimat humbën jetën nga shpërthimi, jo nga zjarri

11:15 / November 5, 2026

De Sousa i dorëzon Begajt progres-raportin e KE/ Presidenti: Shqipëria e përkushtuar për anëtarësim në 2030

11:10 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.