Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Sa vezë duhet të konsumojmë në ditë

19:14 / May 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të ziera apo të skuqura, gjithashtu edhe në shumë mënyra të tjera, vezët janë një ushqim i përsosur.

”Ato përmbajnë proteina të shoqëruara me yndyra (45% të ngopura, pjesa tjetër të pangopura), kripëra minerale dhe vitamina, veçanërisht vitaminë A”, shkruan focus.it.

Megjithatë, në të verdhën e saj ka shumë kolesterol (rreth 300 miligramë).

Dy studime kanë krijuar gjithashtu konfuzion të mëtejshëm midis konsumatorëve.

Në vitin 2018, një studim i botuar në ”American Journal of Clinical Nutrition” duke argumentuar se konsumimi i 12 vezëve në javë për një vit të plotë nuk shkaktonte rritje të rrezikut kardiovaskular.

Më pas, në vitin 2019, një studim i Universitetit Northwestern deklaroi të kundërtën.

Edhe vetëm tre deri në katër vezë në javë shkaktojnë një rritje prej 8% të rrezikut kardiovaskular (dhe një rrezik 6% të vdekjes).

Kështu që?

“Në fakt, studimi më i fundit shpjegon se është konsumimi i të gjitha ushqimeve me nivele të larta të kolesterolit, jo vetëm i vezëve, është ai që rrit rrezikun kardiovaskular”, komenton dietologia Stefania Ruggeri e Qendrës Kërkimore të Ushqimit dhe Ushqyerjes të CREA.

“Nëse ne i përjashtojmë vezët nga dieta, por hamë ushqime të tjera që përmbajnë kolesterol si mishi i kuq dhe gjalpi rreziku për shëndetin është saktësisht i njëjtë. Ajo që ka rëndësi është të mbani nën kontroll nivelet e kolesterolit duke ndjekur një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar dhe duke praktikuar aktivitet fizik të rregullt – kështu mund të hani me siguri tre ose katër vezë në javë”, shton ajo.

”Sot e dimë se nuk është kolesteroli dietik ai që vret. Ajo që ka rëndësi është reduktimi i sintezës së tij nga mëlçia dhe kjo arrihet duke ndjekur një dietë të ekuilibruar të pasur me fibra dhe antioksidantë. Për më tepër, kolesteroli është i dëmshëm në qarkullimin e gjakut, veçanërisht nëse oksidohet, dhe veza është shumë e pasur me karotenoidë që parandalon oksidimin e tij. Prandaj, katër vezët në javë, siç sugjerohen për dietën mesdhetare, janë mjaft të arsyeshme”, thekson Enzo Spisni, profesor i fiziologjisë së të ushqyerit në Universitetin e Bolonjës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.