Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sadikaj mes Shqipërisë e Greqisë, divorci i prindërve, drama që shënoi kthesë në jetën e tij

17:07 / June 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
atentat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që u vra sot në atentat me tritol me telekomandë rezulton të ketë pasur nje jetë mjaft të vështirë. I riu vinte nga prindër të divorcuar, ngjarje e ndodhur para shtatë vitesh. Dhe pikërisht kjo ngjarje ka qenë drama e jetës së Sadikajt që shënoi kthesë në mënyrën se si i riu vendosi të menaxhonte ardhmen.

Në vitin 2011, kur Aleksandër Sadikaj ishte vetëm 20 vjeç nisi t’i futej ‘botës së errët’. Vepra e parë penale ishte vjedhje, ngjarje e ndodhur në Berat. Më pas, siç u raportua edhe në skedën e publikuar nga mediat, Sadikaj është hetuar për vrasje, plagosje, vjedhje të tjera e kundërshtim të forcave të policisë. Shtatë vitet e fundit, Sadikaj rezulton banues në Tiranë, por jetën e ndante mes Shqipërisë e Greqisë në mënyrë që të takonte edhe të atin që jeton në vendin fqinj.

Aleksandër Sadikaj është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë Osmani.

atentat drama sadikaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.