Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masat e sigurisë për anëtarët e grupit “Bajri”. Masa arrest me burg për Safet Bajrin është shuar, duke urdhëruar qëndrimin në burg vetëm për vendimin penal të formës së prerë.
Ndërkohë, janë liruar nga ambientet eparaburgimit edhe Ismet Idrizi, Asmer Bilali dhe Samet Halluni. Nga ana tjetër, gjykata ka zgjatur afatet e paraburgimit për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin.
Gjithashtu, për pjesëtarët e grupit Emrah Plaku dhe Jorida Murati gjykata ka zëvendësuar masën e “arrestit shtëpiak” në “detyrim paraqitje në policinsë gjyqësore”.
Trupa gjykuese që mori vendimin mbi grupin “Bajri” përbëhej nga Besmir Stroka, i cili ka pranuar sot kërkesën e avokatëve mbrojtës Arben Hoxha dhe Sokol Tahiraj.
