Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sako: Rrugë, ndriçim dhe gjelbërim për “Durrësin e Ri”

16:25 / March 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sako
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zona e njohur si ish-këneta në Durrës, populluar pas ‘90-s, me investimet e kryera gjatë qeverisjes socialiste po merr formën e një lagjeje të urbanizuar, me shërbime social-arsimore, infrastrukturë të re rrugore, kanale dhe ndriçim. Tashmë zona në fjalë quhet “Durrësi i Ri” dhe objektivi i kryetares aktuale, kandidate e PS, Emiriana Sako është integrimi i plotë i njësisë 6 me qytetin bregdetar.

E shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Adrian Çela, sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi dhe deputetja Klodiana Spahiu, kryebashkiakja zhvilloi një takim me banorët e zonës në kuadër të fushatës zgjedhore të 6 marsit.

“Ndryshimi që ka pësuar kjo zonë përgjatë viteve të fundit është i jashtëzakonshëm, por me investimet e planifikuara për tu realizuar ish-Këneta, ose Durrësi i Ri siç e quajmë, nuk do të ketë asnjë dallim nga lagjet e tjera të qytetit”, tha Sako.

Referuar angazhimeve, kandidatja socialiste kujtoi se më 1 qershor do të hapet Eko Parku, i cili është pranë Durrësit të Ri.

“Ju jeni dëshmitarë sesi ka qenë gjendja, me plehrat që digjeshin dhe ndotja që krijonte probleme ngado. Sot cilësia e mjedisit ka ndryshuar rrënjësisht aty pasi janë mbjellë 1200 pemë dhe janë ndërtuar shumë fusha sportive”.

Sako shtoi se fokusi i punës tonë është përqendruar tek përmirësimi i infrastrukturës dhe gjatë këtij viti parashikohen ndërhyrje në rrugët: ‘Gjelbërimi”, “Miqësia”, “Vala e detit” dhe “Azem Hajdari”. Gjithashtu prioritet i është dhënë edhe ndriçimit LED të disa rrugëve të kësaj zone.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, shkarkohet edhe Evis Sala! Kushi merr postin e nënkryetares së Kuvendit

18:39 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.