Mjeku kardiolog Sulejman Çele është shprehur se ndjen frikë nga Covid-19. Ai u shpreh nga New Yorku ku punon se ka frikë edhe për familjen e tij, kështu që takohet në garazh.
“Po kemi frikë, pasi frika është një ndjenjë humane, është e vërtetë që frikë kemi të gjithë. Do të bëjmë ç’është e mundur për pacientët. Siç e shihni tani jam me uniformë dhe po mbrohem siç e kërkojnë të gjitha standardet, por kemi frikë, por edhe kujdes me pacientët. Kujdesi kurrë nuk është i tepruar, pastërtia higjiena. Kam frikë kur shkoj në shtëpi, për familjen, ndërrohem në garazh, bëj dush, që të mbrohem,”- tha Cele ndër të tjera.
Amerika deri më tani është vendi më i prekur nga Covid-19. Autoritetet vendase kanë njoftuar se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 1324 persona dhe numri në total i viktimave në vend ka shkuar në 18,015.
Ndërkohë mediat vendase kanë bërë të ditur se gjatë këtyre orëve janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 20,702 persona dhe numri total i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 489,268. Po ashtu mediat shtojnë se deri më tani janë shëruar 26,187 dhe faëkeqësisht në gjendje kritike për jetën janë 10,896.
