Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sali Berisha: Bashën e futën në thes, mua më shpallën “non-grata”. Rama ka kryer vepër penale, të dorëhiqet

13:01 / February 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama berisha basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa tha se qeveria e futi në thes ish-kreun e PD-së, Lulzim Bashën dhe se punuan që SHBA të shpall “non-grata” Berishën, kreu i PD-së i bën thirrjen Edi Ramës që të japë dorëheqjen. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se në protestë shqiptarët di ti përgjigjen flakë për flakë njërit prej skandaleve më të mëdha të kohërave.

“Edi Rama është absolutisht i pashpresë, ai ka fshehur krimin para drejtësisë shqiptare dhe drejtësisë së SHBA-ve. Ai është në hetim të thellë në SHBA dhe ai hetim është shterues për të gjithë veprimtarinë e tij kriminale ndaj vendit partner, ndaj vendit aleat, udhëheqës kryesor i NATO-s, i paqes dhe sigurisë në botë.

Edi Rama ka konsumuar vepër penale duke fshehur krimin në Shqipëri. Ai ka dërguar dëshmitarë në New York për të hetuar dhe manipuluar komplotin kundër opozitës, ndërkohë nuk ka paraqitur një dëshmitar të vetëm para drejtësisë shqiptare. Fshehja e krimit përbën një vepër të rëndë penale. Kemi të bëjmë me një njeri mbi të cilin rëndojnë vepra të rënda penale.

Me një njeri i cili me veprimet e tij ka kërcënuar rëndë sigurinë e SHBA-ve. Me një njeri i cili me veprimet e tij është përpjekur të përmbysë pluralizmin politik në Shqipëri. Një krim monstruoz, krim kushtetues, por edhe një sërë krimesh të rënda të kësaj afere. Rama të japë dorëheqjen menjëherë dhe të parevokueshme”, tha Berisha para gazetarëve.

Berisha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.