Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha do të merren në pyetje në lidhej me protestën e 8 janarit.
Lajmin e bëjnë të ditur burime për ABC nga prokuroria, ndërsa të dy do të thirren në cilësinë e deklaruesit.
Kujtojmë se për protestën e mbajtur përpara Selisë Blu më 8 janar policia deri më tani ka shoqëruar 34 persona për incidentet e shkaktuara.
