Sali Berisha, në një intervistë për RTV Ora, deklaroi se nuk ka dritë jeshile nga Brukseli për hapjen e negociatave sa kohë që në krye të qeverisë është kryeministri Rama.
“Një vit më parë gazeta austriake Kurir u hap me titullin: Nuk ka dritë jeshile për Ramën e Kuq. Tani mbetet në fuqi titulli: Nuk ka dritë jeshile për Edvin mafinë”, tha Berisha.
Berisha thotë se nga 13 kushte të lëna, Shqipëria ka plotësuar vetëm një prej tyre dhe atë pjesërisht.
“Janë 13 kushte dhe vetëm njëri është plotësuar deri diku. Kërkohet rezultat i prekshëm në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, zero. Është realizuar vetëm vettingu pjesërisht”, shtoi ai.
