Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët në selinë blu, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë të fuqishme popullore dhe se po punohet për zgjerimin e frontit opozitar kundër qeverisë.
“Po punohet të garantoj unë për legjislacionin partiak të primareve dhe është, mund të punohej më shpejt, por mundësitë këto kanë qenë, është një grup pune që po punon. Sikundër protesta do të vijë dhe më e fuqishme që ka njohur Shqipëria.
Të harrojë kush se unë shkelmoj mbi fjalët e mia dhe vullnetin e shqiptarëve. Po punohet për zgjerimin e frontit opozitar por ndonjëherë gjithcka merr kohë më shumë se sa e ke parashikuar. Rama do përballet me revoltë të fuqishme popullore, Rama është rrezik i madh kombëtar, rreziku më i madh i Shqipërisë është Edi Rama”.