Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sali Berisha gënjeu ministrin e Jashtëm të Italisë Antonio Tajanit, çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët!

19:50 / December 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1700331183xberisha 802
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha tradhton aleatët italianë dhe çon në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen me Italinë për emigrantët e firmosur mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama më 6 nëntor.

Ish kryeministri ka gënjyer dhe ka bërë të kundërtën, ndryshe nga sa i kishte premtuar zv/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm italian Antonio Tajani në bisedën telefonike të realizuar pak ditë më parë, ku burime të sigurta nga shteti fqinj për mediat bënë të ditur se Berisha i kishte premtuar që nuk do të protestonte dhe as ta çonte në Gjykatë Kushtetuese.

Këtë premtim Berisha ia kishte dhënë edhe deputetit të forcës së djathtë italiane, “Forca Italia” Alesandro Batilokio i cili mori pjesë në kuvendin kombëtar të thirur nga ish kryeministri më 2 dhjetor 2023 bëjnë të ditur burimet për mediat.

Ndërsa sot, (6 dhjetor) 4 ditë pas premtimit të fundit që kishte dhënë, Sali Berisha ka suprizuar aleatët italianë me dorëzimin e padisë në Gjykatë Kushtetuese.

Në Gjykatë Kushtetuese u regjistrua edhe padia e Partisë Demokratike zyrtare, kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët por ndryshe nga Sali Berisha, Lulzim Basha nuk kishte premtuar asgjë.

Padia e Rithemelimit mban firmën e 30 deputetëve, si atyre të Berishës edhe atyre të Bardhit, ndërsa dorëzimi u bë nga deputetja e Lezhës, Lindita Metaliaj e shoqëruar dy këshilltarët, Franci Nuri i Rithemelimit dhe Marash Logu i Gazment Bardhit. Padia e Partisë Demokratike, si subjekt politik, mban datën 1 dhjetor dhe është firmosur nga kryedemokrati Lulzim Basha. 

Në padinë e grupit Berisha-Bardhi, deputeti Tritan Shehu ka dalë kundër Berishës dhe nuk e ka firmosur, po ashtu edhe Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti dhe Bujar Leskaj nuk e kanë hedhur firmën. Padisë i janë bashkuar edhe dy deputetët e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho, por vihet re se mungon firma e Monika Kryemadhit.

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.

Berisha genjeu tajanin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.