Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sali Berisha: Heqja e pasaportës është formë arrestimi me detyrim paraqitje

21:26 / October 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sbbssbsb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Masën e sigurisë së gjykatës për detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë Shqipërisë, ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideron de facto formë arrestimi me detyrim paraqitje.

Këtë deklaratë Berisha e bëri në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, ku tha se masa e sigurisë ndaj tij është e pavlefshme pasi duhej të ishte marrë fillimisht autorizim nga Kuvendi.

“Më lejo të garantoj qytetarët se jam i gatshëm të paraqitem para çdo institucioni akuze dhe gjykate në çdo kohë që të kërkohem pa asnjë hezitim. E kam shprehur në mënyrën më të përsëritur që pavarësisht se çfarë konsiderate ke për personin që të thërret për të marrë në pyetje, nuk duhet refuzuar kurrë sepse në qoftë se ndodh kjo kalon në fazën parashtetërore dhe unë nuk jam për fazën parashtetërore, jam për shtetin ligjor.

Por, çfarë ndodh aty? Një gjykatëse merr përsipër të shkruajë në tryezën e saj Kushtetutën. Akti më i rëndë që mund të bëjë një prokuror ose një gjykatës. Të shkruajë Kushtetutën duke shkelmuar me të dy këmbët Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, liria e lëvizjes.

Jam shumë i çliruar duke qenë autor i amendamentit të heqjes së çdo lloj kufizimi për deputetët dhe zyrtarët para drejtësisë, këtë amendament e rrëzoi Edi Rama në 2012 me pretekstin se na arreston Sali Berisha. Tani unë jam këtu dhe i them Edi Ramës bëhu burrë të votojmë amendamentin.

Është njëlloj heqje lirie, derisa më merr pasaportën unë nuk shkoj jashtë shtetit. Kërkon dorëzimin e pasaportës, është në vendim. De facto kjo është një formë arrestimi me detyrim paraqitje”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha.

arrestimi Berisha pasaporta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.