Qirinjtë e ditëlindjes së 77-të, Sali Berisha, i fiku në Korçë, por nuk la pas dore as një replikë me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Në takimin me demokratët e Korçës, Berisha i ktheu një përgjigje ambasadores Yuri Kim, duke e sqaruar se nuk ka kërkuar negocim për shpalljen “non grata” nga SHBA.
“Në mënyrë absolute asnjë njeriu në botë nuk i kam kërkuar asnjë lloj ndihme. Zero. Pse? Gjykata, gjykata. Nuk kam fare as negociata, as stërnegociata, asnjë gjë. Edhe kryetari i thashë mos u përzieni, partia nuk ka punë me këtë çështje”, tha Berisha.