Përmes një shkrimi në rrjetet sociale ish- kryeministri Sali Berisha rendit arsyet se përse Edi Rama “kërcënon” Evropën për një bashkim të mundshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Berisha shkruan se Rama e bën këtë gjë për të larguar vëmendjen nga situata e rënduar në të cilën ndodhet Shqipëria.
“Te dashur miq, Rama perdor kercenimin per bashkimin me Kosoven vetem e vetem per te maskuar:
a- Vendosjen e banditokracise (Mobocracia) ne Shqiperi. Qeverine e tij si organizate te mirefillte kriminale!
b- shnderrimin e Shqiperise ne Narkorepublike apo Kanabistan dhe
c- konfiskimin e votes se lire te shqiptareve.
Ky eshte rasti me klasik i asaj qe thote Fridrih Nitche: “Nacionalizmi si streha e fundit e horrave”!”, shkruan Berisha.