Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sali Berisha kërkoi që të shkojë në Kuvend si deputet, zbardhen arsyet pse SPAK-u refuzoi

12:34 / January 19, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2853 0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe kërkesën për të shkuar në seancat plenare në Kuvend si deputet, SPAK-u ai rrëzoi Sali Berishës. SPAK-u arsyeton se përse ish-kryeministrit nuk i jepet leja. Në shkresën e SPAK-ut përmendet fakti se për kohëzgjatjen e ”arrestit në shtëpi” vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin.

“Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga ‘Mustafa Matohiti’, Ndërtesa 36, hyrja 1, Nd 036, Njësia Administrative nr. 2 Tiranë, si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të. Ne vijim, neni 237 i K.Pr.Penale, në pikën 4 të tij, parashikon se për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin dhe në piken 5 sanksionon se koha e qëndrimit në arrest në shtëpi llogaritet në caktimin e dënimit. Pra, referuar ashpërsisë që mbart kjo masë, ajo gjen përputhje në disa elemente, me masën me ekstreme, që është ‘arresti ne burg’, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale”. Nga ana tjetër, SPAK përmend dhe rëndësinë e masës dhe nga ana tjetër të mandatit të deputetit.

“Ndodhur në këto kushte, edhe e drejta për të ushtruar profesionin, apo qoftë edhe mandatin e fituar nga zgjedhjet për në Kuvend, duhet të konsiderohet si e pajtueshme me zbatimin e masës se sigurimit ‘arrest në shtëpi’, parashikuar nga neni 237 i K.Pr. Penale, ashtu sikurse është e papajtueshme edhe për çdo qytetar tjetër që i nënshtrohet kësaj mase, e drejta për të shkuar në punë. Në rastin e masave të tjera shtrënguese, siç është detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, konstatohet se e drejta për të ushtruar profesionin, është në përputhje me llojin e masës, pasi personi nuk detyrohet të qëndrojë në banesën e tij. Lloji i masës shtrënguese, vendoset nga gjykata, duke mbajtur parasysh kushtet dhe kriteret që kërkohen për caktimin e tyre apo respektimi i detyrimeve te tjera qe lidhen me një mase sigurimi. Aplikimi i masës së sigurimit të arrestit në shtëpi, do të thotë se nevojat për sigurim dhe mbarëvajtje të procesit penal, nevojat për të cilat është vlerësuar të vendoset kjo mase, janë më të mëdha e me të domosdoshme, se sa ato të vërtetuara nga llojet e tjera të masave të sigurimit personal”. Ndodhur në këto kushte, nevojat që ka vlerësuar gjykata, mbi baze të të cilave ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr. Penale, duhet të mbizotërojnë, në raport me tagrin e deputetit ndaj të cilit zhvillohen hetime, për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

Berisha spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.