Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sali Berisha ”non-grata” dhe në Britaninë e Madhe. Gjykata tregon se kur do të shpallet vendimi

19:45 / May 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha SPAK
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Do të duhet të paktën edhe katër javë të tjera kohë, për të mësuar nëse ish-kryeministri Sali Berisha do të vijojë ta ketë të pamundur hyrjen në Britaninë e Madhe apo apeli i tij në gjykatën angleze, do të jetë në favor e kështu ti hiqen “non-grata” e qeverisë britanike vendosur në 19 korrik 2022.

Kjo është përgjigja e SIAC:

“Ka ndodhur një vonesë e vogël në përgatitjen e vendimit. Ne jemi në fazën e kontrollit dhe të finalizimit të këtij procesi i cili do të marri ndoshta edhe 3 deri në katër javë”. Juristë të çështjeve të emigracionit në Angli me të cilët u konsultua Top Channel pohuan se të tilla çështje të kësaj natyre kur një ish kryeministër padit në gjykatë Qeverinë Angleze shikohen me një precizion, ftohtësi dhe paanësi të jashtëzakonshme nga “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit”.

Sipas tyre ka çështje në këtë komision në pritje të vendimit prej një viti për vetë kompleksitetin që mbartin. Një javë më parë ekskluzivisht Top Channel solli dokumentin e lexuar në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” ku tregohej se përse Britania e Madhe e mori këtë vendim. Sikurse sollëm edhe detajet kundërshtuese të vendimit prej avokatëve të zotit Berisha.

Ky proces i pazakontë në SIAC është pasqyruar ditët e fundit edhe në gazetën The Times bashkë me Daily Mail, ku theksi vendoset në përpjekjet e Britanisë së Madhe përmes projektit “Crime State Nexus” në të luftuarin e politikanëve të korruptuar dhe me lidhje kriminale nga të gjitha krahët e politikës shqiptare përfshi politikanë të tjerë në Ballkan. /Top Channel/

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E zë poshtë muri që po shembte në banesë, humb jetën 51-vjeçari në Dimal

14:34 / July 20, 2025

Mimoza Ahmeti refuzoi t’i jepte autograf Egla Cenos, reagon aktorja: Moza që hëngri metafora me lugë floriri

14:16 / July 20, 2025

Mbolli kanabis në parcelën me misër, zbulohet dhe arrestohet kultivuesi, nën hetim gruaja e tij

13:58 / July 20, 2025

E shkarkoi nga detyra Çuçi: Gledis Nano fiton gjyqin me qeverinë, 60 paga dëmshpërblim

13:40 / July 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.