Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar së fundmi një video, ku shfaqet një grua përpara Spitalit Infektiv, e cila tregon për bashkëshortin e saj të infektuar me koronavirus, i cili sipas saj prej disa orësh po qëndron në ambulancë, pasi nuk ka vende për ta shtruar.
“Deshmi tjeter tronditese e radhes dhe pritjes me ore te tera e te semureve me covid19 ne autoambulance ne oborrin e spitalit covid3 per shtrim!”, shkruan Berisha.