Genc Deromemaj, kryetari tashmë i shkarkuar nga Lulzim Basha i Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës, ka njoftuar mbrëmjen e sotme se PD Vlorë do të festojë ditëlindjen e saj të 31-të këtë të mërkurë.
Në një postim në Facebook, Genc Deromemaj bëri me dije po ashtu se ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të marrë pjesë në këtë ditë festive për demokratët e Vlorës. Takimi do të mbahet në orën 12, pranë një hoteli në qytetin bregdetar.
Rikujtojmë se Genc Deromemaj ishte një nga 12 krerët e degëve që u pozicionuan krah Sali Berishës në luftën e tij politikë me Bashën, dhe të cilët ky i fundit vendosi t’i shkarkojë nga postet që mbajnë, si nëj hakmarrje për zgjedhjen e bërë.
“Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike Vlorë!
Partia Demokratike Vlorë, fton të gjithë anëtarët e saj prej 29 Dhjetor 1990 deri më sot, të Festojmë ditëlindjen e 31-të, Ditën e Mërkurë datë 29.12.2021 ora 12:00, pranë Hotel Bologna – Skelë.
Me pjesëmarrjen e Liderit Historik Dr. Sali Berisha”, njofton Genc Deromemaj.
