Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka harruar pasardhësin e tij në krye te qeverisë as në ditën e festës së Pashkëve katolike.
Në një status të shkurtër, Berisha ka postuar një foto që simbolizon gjendjen ekonomike dhe situatën politike ku ndodhet vendi.
Në një fletushkë, ku lexohet Gëzuar Pashkët, poshtë saj shkruhet “Ju përshëndes nga Gjermania”, – duke lënë të kuptojë se largimin e shqiptarëve drejt këtij vendi për emigracion.
Poshtë ndodhen edhe disa vezë të bardha, ku shkruhet “Rama ik!”. Në krah, ndodhet kërpudha-simbol që u dogj nga protestuesit e opozitës para kryeministrisë në 16 shkurt. Ndërsa më poshtë, një fener, ku në brendësi të tij është ndezur një qiri…

