Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar orën e protestës që do të mbahet më 6 Dhjetor në Tiranë, ditë kjo kur kryeqyteti shqiptar do të presë liderët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.
“Do të jemi në shesh. Kësaj radhe më të mobilizuar se kurrë. Sepse ditë pune është, ora 12 është. Por kur të thërret koha nuk ka asnjë apel. Kohës i përgjigjesh gjithnjë pa apel. Është forcë madhore. Këto data janë caktuar nga të tjerë. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, binzesnesmëve të Tiranës, të martën në 12:00 të gjithë në bulevard. Në rast se nuk vini vetë mos pengoni punonjësit tuaj”, tha Berisha.